WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual Empty
MesazhTitulli: Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual   Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual EmptySat May 21, 2011 8:20 pm

Stamboll, 21 maj – Gjashtë politikanë të njohur të një partie opozitare në Turqi kanë dhënë dorëheqje të shtunën, pas një videoskandali seksual që mund të ketë pasoja të mëdha në zgjedhjet e 12 qershorit.
Mediet turke kanë thënë se ligjvënësit e Partisë Nacionaliste të Veprimit shihen në xhirimet komprometuese të postuara në internet. Katër anëtarë të lartë të kësaj partie radikale nacionaliste kishin dhënë dorëheqje në fillim të këtij muaji për shkak të një filmimi të ngjashëm, ku disa prej tyre shihen duke bërë marrëdhënie intime në një shtëpi që anëtarët e kësaj partie e kanë shfrytëzuar për afera jashtëmartesore.
“Jap dorëheqje për ta kursyer partinë time nga dëmet që mund të shkaktojnë akuzat e tilla”, ka thënë ligjvënësi Deniz Bolukbasi, që ka qenë në mesin e grupit të ri që dha dorëheqje. Ai ka shtuar se ishte viktimë e një kurthi me motive politike.
Një grup i paligjshëm, i quajtur “Nacionalistët Ndryshe” ka postuar xhirimet, gjë që ka nxitur akuza nga Partia Nacionaliste e Veprimit se përkrahësit e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan po mundohen ta shkatërrojnë partinë. Partia e Erdoganit i ka mohuar akuzat e tilla.
Sondazhet tregojnë se kjo parti ndodhet afër pragut zgjedhor prej 10 për qind, të nevojshëm për të hyrë në parlamentin turk. Po qe se nuk e kalon barrierën prej 10 për qind, atëherë votat e saj do të shpërndahen nëpër partitë që hyjnë në parlament.
Partia e Erdoganit pritet që ta sigurojë me lehtësi mandatin e tretë, mirëpo ajo po synon ta marrë shumicën absolute, gjë që do ta lejonte ta ndryshonte Kushtetutën e Turqisë.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se po mundohen të bllokojnë xhirimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual Empty
MesazhTitulli: Re: Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual   Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual EmptyFri Jun 08, 2012 8:43 pm

mire kan bere;se ndryshe sdo kishin guxim te dilnin para popullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dorëheqje e gjashtë politikanëve në Turqi pas skandalit seksual
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Belgjikë, skandal seksual me kryetaren e bashkisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: